Lajme
Indeksi Global i Paqes: Kosova, më së paku “paqësore” në rajon
Demokracia
22:26 | 27 Korrik 2022

Share:

Kosova u rendit e 71-ta në listën e vendeve më paqësore në botë nga 163 shtete.

Këtë e dëshmojnë të dhënat më të fundit nga Indeksi Global i Paqes për vitin 2022.

Shqipëria u pozicionua sipas vlerësimeve të indeksit në pozitën e 41-të (30 vende para Kosovës).

Shqipëri: Protesta e PD-së.

Nga vendet e rajonit, “më paqësorja” renditet Maqedonia e Veriut në vendin e 36-të.

Mali i Zi pozicionohet shtatë vende pas Shqipërisë (48), Serbia e 52-ta, ndërsa Bosnjë dhe Hercegovina e 58-ta.

Në përgjithësi, pozicionimi i një vendi në vlerësimin e paqes ndikohet nga prania e konflikteve ose luftërave në territorin e tyre, pjesëmarrja në to, në territorin e vendeve të tjera, numri i vdekjeve për shkak të luftërave/konflikteve.

Mes të tjerash, vlerësohen edhe marrëdhëniet me vendet fqinje, shkalla e krimit, numri i refugjatëve, terrorizmi, paqëndrueshmëria politike, niveli i diktaturës, numri i të burgosurve, liria e protestës, niveli i militarizimit, prania e armëve bërthamore, pjesëmarrja në misione paqeruajtëse etj.

Sa më paqësor të jetë vendi në renditje, aq më shumë rekomandohet, ndër të tjera, që turistët ta vizitojnë.

Në të njëjtën kohë, Islanda është bërë lider i vlerësimit për disa vite me radhë, transmeton AP.

Top 10 vendet më paqësore në botë janë Islanda, Zelanda e Re, Irlanda, Danimarka, Austria, Portugalia, Sllovenia, Republika Çeke, Singapor dhe Japonia.

Top 10 vendet më jo paqedashëse në botë janë Afganistani, Jemeni, Siria, Rusia, Sudani i Jugut, Republika Demokratike e Kongos, Iraku, Somalia, Republika e Afrikës Qendrore dhe Sudani.

Instituti për Ekonominë dhe Paqen (IEP) dhe Indeksi Global i Paqes (GPI) janë matësit kryesorë të paqes globale.

Raporti i GPI-së paraqet analizën më gjithëpërfshirëse të bazuar në të dhëna deri më sot mbi tendencat e paqes, vlerën e saj ekonomike dhe mënyrën e zhvillimit të shoqërive paqësore.

Të ngjashme