Lajme
Incidenti në veri: Policia transferon zyrtarin policor nga veriu në jug “me qëllim të evitimin të provokimeve të mundshme”
Demokracia
17:01 | 25 Maj 2025

Share:

Pas incidentit në veri të Mitrovicës mes një maturanti dhe një zyrtari policor, Drejtori i Përgjitshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, njoftoi se i njëjti është transferuar në pjesën jugore të Mitrovicës.

“Zyrtari jonë është transferu në Mitrovicën e Jugut me qëllim evitimi çfarëdo kontakti të mundshëm apo provokimi të mundshëm që do të mund të kishte ndodhur ditëve në vijim”, tha Hoxha.

Të rinjt maturantë duke defiluar “kanë provokuar” disa të tjerë (shqiptarë) në një kafene – ka konstatuar Policia e Kosovë, për incidentit e ditëve të fundit në Mitrovicë të Veriut mes një zyrtari policor dhe një të riu. Kështu tha në një konferencë për media Drejtori i Përgjitshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

Të ngjashme