Lajme
Incidenti në Prishtinë| Kica-Xhelili: Institucionet ta mendojnë urgjentisht trajtimin e posedimit të armëve
Demokracia
11:12 | 05 Gusht 2023

Share:

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili ka deklaruar se institucionet e Republikës së Kosovës duhet të nisin urgjentisht trajtimin e posedimit të armëve në vend.

Ky reagim i Kica-Xhelili vjen pas incidentit të mbrëmshëm me armë në një kafiteri në Prishtinë. Kica-Xhelili ka deklaruar se pret nga sistemi i drejtësisë që kryerësit e veprës t’i mbajë përgjegjës.

“Në raste si ky nuk ke si të mos mendosh për drejtimin që po merr shoqëria jonë, për mungesën e mirëkuptimit e vlerësimit të jetës e dinjitetit të njëri tjetrit, për arsyet e këtij mllefi kolektiv e për domosdoshmërinë e një rikëndelljeje mbarëshoqërore. Posedimi i armëve pa leje në Kosovë po shndërrohet në tmerr e frikë të përditshmërisë sonë!  Institucionet e Republikës së Kosovës duhet ta mendojnë seriozisht dhe urgjentisht trajtimin e posedimit të armëve në Kosovë, ndërkaq pres nga sistemi i drejtësisë ta zbardh këtë rast dhe kryerësit t’i mbaj përgjegjës”, ka shkruar Kica-Xhelili.


Kjo e fundit ka shprehur ngushëllimet e saj për familjen e të ndjerit gjersa të lënduarve u ka uruar shërim të shpejtë.

Të ngjashme