Sport
Incidenti në ndeshjen Nottingham – Man United, tifozët i lëshoi barriera e tribunës gjatë festës së golit
Demokracia
10:24 | 26 Janar 2023

Share:

Manchester United po i afrohet trofeut të tyre të parë që nga viti 2017, pasi mposhti 0:3 Nottingham Forest në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës EFL.

Festa e kësaj fitore ishte e madhe te tifozëve e “Djajve të Kuq”, por e cila ka mundur të përfundonte keq, njofton DailyStar, transmeton Demokracia.com.

Teksa lojtarët e United festuan golin e minutës së 89-të të Bruno Fernandes para fundit të ndeshjes, grumbullimet e reklamave papritmas u rrëzuan, duke bërë që dhjetëra tifozë të ngazëllyer të përplaseshin mbi njëri-tjetrin në fushë.

Fernandes dhe ekipi i United u larguan shpejt për të lejuar intervenimin pjesëtarëve të sigurisë, disa prej të cilëve ishin rrëzuar në aksident.

Për fat të mirë, dukej sikur askush nuk ishte lënduar keq dhe brenda pak minutash fansat u kthyen në vend me tabelat e reklamave të zëvendësuara.

Më pas, policia dhe pjesëtarët e sigurimit qëndruan në pozicionin e tyre përpara tifozëve mysafirë për të parandaluar përsëritjen e incidentit./Demokracia.com/

Të ngjashme