Lajme
Incidenti në Lipjan, policia thotë se votuesi e ka kërcënuar zyrtaren në qendrën e votimit
Demokracia
18:13 | 14 Shkurt 2021

Share:

Një incident ka ndodhur në qendrën e votimit në gjimnazin “Ulpiana” në Lipjan dhe me rastin po merret policia e Kosovës.

Këtë për Demokracia.com e ka konfirmuar edhe Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 14:30 është pranuar informata për një rast kanosjeje ndaj një zyrtareje në qendrën e votimit në shkollën e mesme Ulpiana në Lipjan. Policia menjëherë i është përgjigjur kësaj thirrjeje dhe  ka filluar trajtimim e rastit. Veprimet vijuese po ndërmerren në koordinim me prokurorin e shtetit. Informacion shtesë Ndaj të dyshuarit  F. Sh mashkull, 40 vjeç, pas, trajtimit të rrethanave të rastit policia ka shqiptuar masën e arrestit dhe me rekomandimin e prokurorit të shtetit  i njejti dërgohet në mbajtje prej 48 orësh”, tha Borovci.

Kjo është konfirmuar për Demokracia.com edhe nga drejtori i kësaj shkolle, Semir Gashi./Demokracia.com

Lexo edhe: 

Incident brenda qendrës së votimit në gjimnazin “Ulpiana” në Lipjan

Të ngjashme