Sport
Incidenti i rëndë në Gjilan, vjen reagimi i Ballkanit
Demokracia
16:37 | 03 Prill 2022

Share:

Klubi i Futbollit Ballkani ka reaguar pas incidentit të rëndë në kryendeshjen e javës kundër Gjilanit.

Portieri i suharekasve, Stivi Frashëri u sulmua nga tifozët që hynë në fushën e lojës pas golit të Gjilanit në minutën e fundit të takimit, raporton Demokracia.com.

Klubi “portokallezi” ka reaguar në faqen zyrtare të klubit duke publikuar pamjet e sulmit nga disa tifozë.

“Është ndërprerë ndeshja pasi tifozët e Gjilanit e sulmojnë portierin tonë Stivi Frasheri”, shkruhet në postimin e Ballkanit.

Stivi Frashëri pas këtij incidenti u nis me urgjencë për në spitalin e Gjilanit, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij. /Demokracia.com/

Të ngjashme