Sport
Incidentet e shumta në derbin shqiptar, FFM pezullon stadiumin e Tetovës
Demokracia
17:46 | 10 Maj 2022

Share:

Pas incidenteve të ndodhura në derbin Shkëndija – Shkupi të luajtur në fundjavën që lamë pas në kuadër të xhiros së 32-të në elitë, Komisioni për Gara pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut ka vendosur që të pezullojë fushën në stadiumin e Tetovës, bëjnë të ditur mediat shqiptare nga Maqedonia e Veriut.

Duke u bazuar në raportin e delegatit të ndeshjes, është vendosur që procedura e mëtutjeshme të dërgohet deri te Komisioni Disiplinor.

Këta të fundit pritet të marrin vendim përfundimtar për çështjen në fjalë.

Në bazë të rregullores, stadiumi në Tetovë mund të pezullohet nga 3 deri në 10 ndeshje, plus klubi kuqezi të ndëshkohet me të holla./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024