Lajme
Incident zjarri në kampin e refugjatëve në Mitrovicë
Demokracia
11:01 | 28 Janar 2021
Ilustrim

Share:

Një incident zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kampin e refugjatëve në Mitrovicë.

Rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm në kampin e refugjatëve në Mitrovicë ka ndodhur një incident zjarri.

Këtë e ka konfirmuar për Demorkacia.com, Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.

Ai ka thënë se akoma nuk dihen shkaqet dhe se nga ky incident fatmirësisht nuk ka të lënduar përveç disa personave që kanë kërkuar ndihmë për djegie të syve nga tymi.

“Ka ndodhur një incident zjarri dhe e kemi konsideruar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm. Diku rreth orës 06:00 është raportuar për incidentin e zjarrit. Një herë për një herë nuk ka ndonjë dyshim se si ka ndodhur zjarri. Nuk ka të lënduar rëndë prej zjarrit, mirëpo kanë qenë disa azilkërkues që kanë kërkuar ndihmë për djegie të syve nga tymi”, ka thënë Zahiti për Demokracia.com.

Ai ka bërë të ditur se hetimet rreth këtij incidenti janë duke vazhduar. /Demokracia.com/

Të ngjashme