Lajme
Incident te “Rruga C” në Prishtinë: Policia konfiskon një armë dhe ndalon disa persona
Demokracia
18:33 | 30 Janar 2021

Share:

Rreth orës 17:30 në ‘Rrugën C’ në Prishtinë, njësitë e reagimit të shpejtë kanë hasur një mosmarrëveshje.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi për Demokracia.com ka konfirmuar se në ora 17:30, njësi të reagimit të shpejtë, në ‘Rugën C’ kanë hasur në një mosmarrëveshje në të cilën kanë reaguar.

Bajrami ka bërë të ditur se është konfiskuar një armë dhe janë ndaluar tre persona.

”Policia ka ndërhyrë, ka konfiskuar një armë dhe ka ndaluar tre persona. Njësitet e SP ‘Jugu” janë edhe në këto çaste duke e trajtuar rastin”./Demokracia.com

Të ngjashme