Lajme
Incident në aksionin e PSD-së: Aktivistët përleshen me policinë e Kosovës
Demokracia
12:26 | 02 Shkurt 2021

Share:

Partia Socialdemokrate ka mbajtur sot një aksion para objektit të Qeverisë, e që më vonë pasoi edhe me përleshje me policinë e Kosovës.

PSD-ja ka mbajtur një aksion sot ku në muret e Qeverisë ka lënë një mesazh për partinë e Albin Kurtit, raporton Demokracia.com

Pasa mediave ka folur kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj.

“Krejt dhe drejt, i gjithë pushteti sovjetëve”, kanë shkruar nga PSD-ja.

Pas deklaratës së Molliqajt, aktivistë të drejtuar nga Frashës Krasniqi tentuan të vazhdojnë aksionin. Sidoqoftë, këtu ndërhyri edhe Policia e Kosovës, e që pati edhe një përleshje me aktivstët.

Demokracia.com do t’iu mbajë të informuar reth këtij rasti.

Të ngjashme