Lajme
Incident me thikë afër shkollës “Ismail Qemaili” në Prishtinë, policia jep detaje
Demokracia
16:33 | 19 Janar 2021

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndodhur një incident me thikë në afërsi të shkollës fillore “Ismail Qemali”, në kryeqytet.

Sipas policisë një i mitur ka therur me thikë një person tjetër, i cili është dërguar për trajtim të menjëhershëm në Qendren Klinike Universitare të Kosovës, raporton Demokracia.com

Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënesi i policisë për rajonin e Prishtinës

“Rreth orës 14:45 është raportuar për një lëndim trupor të ndodhur në afërsi të shkollës fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes prej nga viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Ndërkohë që ka shoqëruar në stacionin policor një të mitur që dyshohet të ketë shkaktuar lëndimin trupor të viktimës me një mjet të mprehtë.

Aktualisht policia ka iniciuar në hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen.”, ka thënë Borovci për Demokracia.com.

Policia e Kosovës ka njoftuar se i mituri është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit, i cili pasditen e sotme e ka therrur me thikë një person në afërsi të shkollës fillore Ismail Qemali në Prishtinë.

Rastin per Demokracia.com e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënës i policisë në rajonin e Prishtinës.

“Referuar rastit të lëndimit trupor të ndodhur në afersi të shkollës fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë, pas kryerjes së veprimeve hetimore nga ana e policisë me rekomandimin e prokurorit te shtetit I dyshuari I mitur është dërguar në mbajtje prej 24 orësh, për rastin lëndim I lehtë trupor.” tha Borovci per Demokracia.com

Kujtojmë se dje një 15 vjeçar ka humbur jetën nga therrja me thikë, gjatë një përleshje në Prizren./ Demokracia.com

Të ngjashme