Sport
Incident i shëmtuar në Shqipëri, trajneri godet me shpullë volejbollisten e Skënderbeut
Demokracia
15:43 | 05 Maj 2023

Share:

Një incident i shëmtuar dhe aspak sportiv është regjistruar në ndeshjen e volejbollit për femra U-18, mes Skënderbeut dhe Dinamos, teksa është duke bërë xhiron e rrjetit.

Në videon që po shpërndahet me shpejtësi, shihet se trajneri i skuadrës korçare, Romeo Xeka, teksa kishte marrë një pushim dhe po fliste me ekipin, i qëllon me shpullë njërës prej lojtareve, ndërsa të bërtiturat e tij nuk mungojnë.

Kurrsesi të tilla veprimesh nuk kanë vend në ambiente sportive.

Vlen të theksohet se bëhet fjalë për ekip vajzat në moshë të vogël.

 

Të ngjashme