Një incident ka ndodhur në qendrën e votimit në gjimnazin “Ulpiana” në Lipjan dhe me rastin po merret policia e Kosovës. Kjo është konfirmuar për Demokracia.com nga drejtori i kësaj shkolle, Semir Gashi.
Qytetarët e Komunes së Lipjanit pavarësisht motit të ftohtë, po dalin që të shfrytezojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar.
Deri më tani në gjimnazin “Ulpiana” në Lipjan kanë votuar 1 mijë e 210 qytetarë, nga 3 mijë e 5 sa kanë të drejtë vote në këtë qendër të votimit.
Këtë e ka bërë të ditur për Demokracia.com drejtori i gjimnazin, Semir Gashi.
“Ne qendrën 1301 në Lipjan janë gjithsej 3 mijë e 5 voues që kanë të drejtë vote deri në 13 e gjysmë kur kemi marr rezultatet, kanë qenë 753 votues. Ndërsa deri në orën 15:00 janë 1 mijë e 210 apo 34.5.” , tha Gashi.
Ai shtoi se sipas statistikave, dalja është pothuajse e njëjtë me vitet e kaluara.
Sipas tij, procesi i votimit në këtë qendër ka shkuar mirë me përjashtim të një incidenti, ku një person nuk i ka zbatuar rregullat dhe është sjellur keq me komisionerët. Ai thotë se me rastin po merren policia.
“Deri me tani ka shkuar shumë mirë nuk ka pasur asnjë problem. Qendra është hap në orën shtatë të mëngjesit nuk kemi pas probleme përveç tash në momentin e fundit që ka ndodh një incident i vogël me një person i cili nuk i ka zbatuar rregullat sipas komisionereve është sjell shumë keq. Policia është duke u marrë me rastin.”, tha Gashi.
Një qytetare në anën tjetër, Rina Retkoceri thotë për Demokracia.com se nuk ka mundur ta gjej emrin e saj në listë dhe i është dashur të votojë dy herë me kusht.
“Është hera e dytë që po votoj emrin në listë nuk po me del kurrkund edhe po duhna me votu me kusht dy here, se shkaku që nuk e di pse spo më del emri te lisat ama kështu po më del që jam në gjimnaz.”, tha Retkoceri.
Ndërsa Hazir Uka 76 vjeçar, tregohet optimist për këto zgjedhje.
“Prej këtyre zgjedhjeve presim rezulatet më të mira, presim punsim, zhvillim ekonomik, shkollimi duhet me ken me cilesor.”, tha Uka.
Ndryshe, në komunën e Lipjanit sipas Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), të drejtë për votuar kanë 57 mijë e 713 votues. Sipas KQZ-së në këtë komunë janë, 34 Qendra të Votimit dhe 78 vendvotime./Demokracia.com