Lajme
Implikimi i Ambasadorit Martin Berishaj në skandalin e madh financiar – reagon politikani slloven
Demokracia
22:43 | 21 Prill 2022

Share:

Kryetari i Partisë së Lirisë në Slloveni, Robert Golob i cili dyshohet se është implikuar në një skandal të madh financiar bashkë me Ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i ka mohuar akuzat për përfshirje në aferën e dyshuar për shpërlarje parash.

Në një debat televiziv të enjten, në të cilin morën pjesë 12 përfaqësues të subjekteve politike në Slloveni, Golob tha se Martin Berishaj, i cili dyshohet se shërbeu si sekser i 600 mijë eurove mes tij dhe një kompanie private serbe, është mik i Janez Janshas, kryeministrit slloven, i cili ishte pjesë e panelit debatues në televizionin publik slloven, RTS Slovenia.

Golob tha se Jansha, rival i tij politik tri ditë para zgjedhjeve parlamentare në Slloveni, është fotografuar me Ambasadorin e Kosovës, i cili dyshohet se është përfshirë në skandalin financiar të cilin e zbuloi televizioni Planet TV.

Golob iu referua një fotografie që Jansha ka me Berishajn.

Megjithatë, ai tha se të gjitha të ardhurat i merr vetëm në Slloveni dhe se e gjithë pasuria e tij është “e pastër dhe ka origjinë të njohur”.

Martin Berishaj është implikuar në një skandal të madh financiar, të cilin e ka zbuluar mediumi slloven, Planet TV.

Ambasadori i Kosovës në Slloveni dyshohet se ka transferuar rreth 600 mijë euro kesh nga xhirollogaria e tij bankare në Mal të Zi për tek politikani slloven, Robert Golob, kryetar i Partisë së Lirisë.

LEXO EDHE:

Skandali në Slloveni: Ambasadori Martin Berishaj po konsiderohet “mushkë” financiare e bartjes së parave CASH

Të ngjashme