Lajme
Imer Zeqiri: Ekrem Neziri i buzëqeshur, fytyra e tij e tregon vullnetin brenda policisë
Demokracia
18:51 | 09 Dhjetor 2022

Share:

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, ka treguar se e ka vizituar sot policin e plagosur gjatë natës së mbrëmshme në veri, Ekrem Neziri.

“Isha aty para se të hynte në sallën e operimit. Edhe kur ka hyrë edhe kur ka dalë nga salla, përkundër dhimbjeve ishte i buzëqeshur. Ky është përkthimi që mund t’i bëhet tërë Policisë së Kosovës. Ky është vullneti që e përshkruan Policinë e Kosovës”, është shprehur Zeqiri.

“Gjendja e tij është stabile. I është tërhequr predha dhe është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale”.

Zeqiri në Info Magazine ka theksuar se përkundër vullnetit të madh, si institucion nuk është se janë përkrahur nga institucionet sa duhet.

“Si sindikatë jemi partner për dialogun social dhe ka më shumë se një vit që kemi dërguar kërkesa dhe ka pak lëvizje”, njofton Klan Kosova.

Ai ka treguar se nuk janë pajtuar as me koeficientët e përcaktuar për policinë në Ligjin e Pagave për të cilin është duke u diskutuar në kuvend.

Të ngjashme