Lajme
Imer Mushkolaj: Qeveria Kurti ka qasje të çuditshme me veteranët dhe sindikatat
Demokracia
21:27 | 16 Qershor 2022

Share:

Analisti Imer Mushkolaj, ka deklaruar se Qeveria Kurti nuk është shquar për dialog social me kategoritë e ndryshme në Kosovë, siç është rasti i fundit me veteranët.

Duke komentuar deklaratën e Kurtit për anulimin në pjesëmarrjen e Forumit të Prespës ai shtoi se një qasje e tillë e Qeverisë atë e çuditë.

“Qeveria Kurti që prej fillimit nuk është shquar për dialog social më kategori të caktuara në këtë rast as me veteranë as me sindikata. E ka pas një qasje për mua të çuditshme në kuptimin që thjesht i ka injoru apriori po thjesht që nuk ka gjetë rrugë ose nuk ka dashtë me gjetë rrugë qoftë me sindikatën e arsimit ta zëmë ose me sindikata tjera. Pavarësisht se shumica e problemeve ka qenë te sindikata vonesat e votimit të Ligjit të Pagave”, tha ai në RTV Dukagjini.

Të ngjashme