Lajme
Imazhet satelitore tregojnë mungesën e energjisë elektrike në Ukrainë
Demokracia
18:23 | 25 Nëntor 2022

Share:

Këto imazhe satelitore ilustrojnë se sa shumë ka ndikuar lufta e Rusisë në infrastrukturën në Ukrainë.

Ndërsa pjesët përreth të Evropës dhe Rusisë janë të ndriçuara në dritë, pjesa më e madhe e Ukrainës është e errët.

Një imazh i bërë nga NASA tregon rrjetin e Ukrainës të ndezur përpara se Rusia ta pushtonte atë, dhe sa shumë ka ndryshuar deri në këtë muaj, shkruan CNN.

Aktualisht, në kryeqytetin ukrainas, Kiev, rreth 50 për qind e klientëve mbeten pa energji elektrike në temperatura të ulëta, sipas autoriteteve ukrainase.

OKB vlerëson gjithashtu se më shumë se 7.2 milionë refugjatë ukrainas janë regjistruar në të gjithë Evropën, ndërsa më shumë se 6.9 milionë janë zhvendosur brenda vendit.

Të ngjashme