Lajme
Imazhet satelitore para dhe pas tregojnë se pjesë të Spanjës janë bashkuar me detin pas shiut historik
Demokracia
12:40 | 01 Nëntor 2024

Share:

Përmbytjet vdekjeprurëse që tronditën Spanjën këtë javë pas reshjeve intensive historike, janë aq të gjera dhe të rënda sa nga hapësira vendi duket si një “det i brendshëm”.

Bëhet e ditur se në vetëm disa orë ra shi sa për një vit, duke krijuar një valë të përmbytjeve që theu brigjet e lumenjve dhe i përmbyti rrugët e shtëpitë.

Të paktën 155 njerëz u vranë nga përmbytjet katastrofike – lloji i ngjarjeve të reshjeve ekstreme që po bëhen shumë të shpeshta ndërsa bota ngrohet për shkak të ndotjes nga karburantet fosile, shkruan CNN

Pjesë të Spanjës tani duken si një zgjatim i Detit Balearik pasi reshjet e shndërruan atë që duhej të ishte toka e thatë në një hapësirë ​​të madhe uji, tregojnë imazhet satelitore përcjell Telegrafi.

Ujërat e përmbytjeve shfaqen si nuanca të ndryshme të së kaltrës dhe mbulojnë tokën e thatë.

Siç raportohet, mbulimi dramatik dhe i përhapur i ujërave të përmbytjeve në zonat e brendshme pothuajse i ka kthyer zonat bregdetare në ishuj.

Rrugët ujore që vështirë se ishin të dukshme në imazhin satelitor “më parë” nga fillimi i muajit, tani theksohen me të kaltër të ndezur, duke treguar se sa të mbushura janë.

Ndryshe, dhjetra njerëz mbeten të zhdukur që nga e enjtja ndërsa përpjekjet e shpëtimit dhe rikuperimit vazhdojnë.

Të ngjashme
Lajme • 08 Dhjetor 2024