Lajme
Imazhe satelitore të anijes së madhe ruse që u sulmua me dron në Detin e Zi
Demokracia
19:09 | 04 Gusht 2023

Share:

Imazhe satelitore u publikuan në rrjetin social X të anijes së madhe ruse “Olenegorsky Gornyak”, e cila u dëmtua sot në Detin e Zi.

Sulmi thuhet se ndodhi pranë portit rus të Novorossiysk, një qendër kryesore për eksportet ruse.

Bazuar në burimet ukrainase, anija u dëmtua nga një sulm me dron të marinës ukrainase.

Gjatë ditës së sotme u publikua edhe një video e cila tregonte momentin kur droni goditi anijen.

Ministria ruse e mbrojtjes tha se kishte zmbrapsur një sulm ukrainas në bazën e saj detare atje ku përfshiheshin dy drone detare, por nuk pranoi ndonjë dëmtim.

Por, burimet e shërbimit ukrainas të sigurisë thonë se “Olenegorsky Gornyak” u godit dhe pësoi një thyerje serioze.

Të ngjashme