Lajme
Imami Jashari i del në mbrojtje Izraelit: Gjitha vendet arabe i kanë marrëdhëniet e mira me ta, e pse Kosova s’po bojka?
Demokracia
18:53 | 10 Tetor 2023

Share:

Kryeimami i Bashkësisë Islame në Podujevë, Bekim Jashari, ka reaguar ndaj sulmeve terroriste të Hamasit kundër Izraelit.

Përmes një postimi në acebook, imami Jashari ka shkruar se raportet dhe marrëdhëniet e gjitha vendeve arabe, ekonomike, politike e në turizëm me Izraelin janë në nivele të larta më Izraelin e pse nuk duhet që Kosova të ketë marrëdhënie të mira me këtë shtet.

Ai tutje ka shkruar se edhe Turqia ka raporte dhe normalizim të marrëdhënieve me Izraelin, por edhe vet palestinezët si shumicë kanë raporte pune e angazhim me izraelitët.

Postimi i tij i plotë

“Raportet dhe marëdhëniet e gjitha vendeve arabe, ekonomike, politike e në turizëm me Izraelin janë në nivele të larta.

Arabia Saudite është vendi më i fuqishëm arab dhe është pranë normalizimit me Izraelin.

Gjithashtu edhe Turqia ka raporte dhe normalizim të marëdhënieve me Izraelin.

Edhe vet Palestinezët si shumicë kanë raporte pune e angazhim me Izraeilitët.

E pse Kosova s’ po bëjka (sipas disave) të ndërtoj raporte e marëdhënie me Izraelin??”.

Të ngjashme