Lajme
Imami i njohur i reagon Kocit, e quan avokat hipokrit
Demokracia
16:53 | 25 Qershor 2022

Share:

Imami kosovar Labinot Maliqi ka reaguar ndaj deklaratave të avokatit Arianit Koci, që u shpreh se është shqetësuese rritja e numrit të grave me shami.

Maliqi ka shkruar se është lajm i mirë që po rritet numri i grave me shami nëpër institucione, përderisa avokatin Koci e ka quajtur hipokrit.

Postimi i plotë:

E doni një lajm të mirë? Po rritet numri i zonjave dhe zonjushave nëpër institucione që kanë filluar ta bartin shaminë. Elhamdulilah! U shtofshin edhe më shumë. Ndërsa, nëse gjenden ndërkohë përballë ndonjë padrejtësie në shkollë apo punësim, le të na kontaktojnë menjëherë.

Komuniteti musliman nuk ka nevojë për mbështetjen e disa avokatëve hipokrit, të cilët paraqiten se e mbrojnë të drejtën e secilit për ta shprehur bindjen e tyre, ndërsa në anën tjetër e konsiderojnë shqetësuese rritjen e numrit të besimtareve me shami.

LEXO EDHE:

Shqetësohet avokati Koci: Numri i grave me shami po rritet në mënyrë rapide

Të ngjashme