Lifestyle
Iluzioni optik që po “çmend” rrjetin, a janë vijat horizontale – të rrafshëta apo të shtrembra?
Demokracia
16:10 | 09 Janar 2022

Share:

Nuk ka asgjë më të mirë sesa një iluzion optik që e fut në punë trurin tonë. Një e tillë këto ditë po qarkullon në internet, e shumëkënd e ka vënë në dilemë.

Një iluzion bardhezi sigurisht se do ta detyrojë trurin tuaj të mundohet të mësojë se çfarë po shohin sytë, transmeton Telegrafi.

Kur shikoni katrorët bardhezi, do t’ju duket sikur vijat po lëvizin. Përveç kësaj, vështirë është të konstatohet nëse vijat mes katrorëve janë të drejta apo të shtrembra – përkatësisht nëse në njërën anë po zgjerohen, e në tjetrën janë më të gjata?

Për këtë mister bardhezi të shpërndarë në Digital Spy, duhet të vendosni – a janë vijat horizontale, të drejta apo të shtrembra.

Të ngjashme
Lifestyle • 01 Korrik 2024