Gazetarja dhe ish-banorja e “BBVA 3”, Ilnisa Agolli, do të rikthehet me një emision në Top Channel. Ajo do të vijë me podkastin “Flet”, një prurje e re dhe ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim gazetaren, e cila në emisionin e saj të mëparshëm, “Downtown”, ka eksploruar terrene të ndryshme.
“Flet” do të nisë më 12 nëntor, ndërsa është publikuar edhe videoja promovuese e emisionit, në të cilën Ilnisa shfaqet duke u argëtuar.
Ilnisa ka folur më parë për rikthimin e saj në ekran, duke u shprehur se ndryshe nga ç’përflitet, si ajo, si Meritoni do të vijnë me programe të veçanta.
“Secili është vetëm, në shtëpi bashkë”, u shpreh gazetarja në emisionin “E diela jonë”.