Në 5 vite, Ilir Meta kundërshtoi Edi Ramën me 70 dekrete ndërkohë i shpëtoi 2 herë shkarkimit të tij me ndihmën e Komisioni të Venecias dhe Gjykatës Kushtetuese. Pas dorëzimit të çelësit së zyrës së tij në Presidencë, Ilir Meta do të rikthehet në partinë që rithemeloi për t’u drejtuar edhe njëherë qytetarëve, por tashmë jo popullit të 2 marsit, por anëtarëve të LSI.
Edhe pse i zgjedhur në 2017 nga 87 votat e socialistëve dhe deputetët e LSI-së, Meta në postin E Kreut të Shtetit gjatë viti të dytë të detyrës së tij u kthye në një “mur” për qeverinë dhe mazhorancën e Edi Ramës.
68 dekrete kundër ish aleatit të tij ka firmosur Ilir Meta duke shkaktuar një krizë të thellë mes dy zyrtarëve më të lartë të vendit, që vite më parë kishin bashkëpunuar ngushtësisht për të ardhur në pushtet.
Konfiklti institucional mes Presidentit Ilir Meta dhe Kryeministrit Edi Rama nisi me 4 vite më parë kur Kreu i Shtetit doli kundër me dekret kundër prishjes së Teatrit Kombëtar.
Refuzimi i Metës ndaj emërimit të ministrave të brendshëm Sandër Lleshaj në 2018 dhe Gent Cakaj në 2019 shkaktuan zemërim dhe akuza nga ana e Edi Ramës kundrejt Presidentit. madje për këtë çështje përfunduan edhe në gjykatën kushtetuese.
Largimi i PD dhe LSI nga Parlamenti duke djegur mandatet e tyre nxorën më shumë në pah konfliktin instiucional, por tashmë jo vetëm President-qeveri, por edhe me Kuvendin.
Akti më i paprecedentë, ishte zhdekretimi i datës së zgjedhjeve vendore, vendim për të cilin PS nisin një nisëm për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Por asnjëra palë nuk doli e fituar, pasi PS hyri e vetëm në zgjedhjet lokale duke mos marrë parasysh dekretin e Metës, dhe nga ana tjetër Venecia nuk i dha mbështetje ligjore socialisteve për ta shkarkuar.
Në 2 mars 2020 Meta thirri qytetarët në sheshin para Presidencës për t’i treguar forcën e tij politike Edi Ramës.
Antishpifja, zgjedhja e anëtarëve të gjykatës kushtetuese, ndryshimet kushtetuese për heqjen e koalicioneve parazgjedhore dhe incineratorët kanë përplasur në vazhdimësi Kreun e Shtetit me Parlamentin.
Por qëndrimi i Ilir Metës gjatë fushatës së zgjedhjeve të parlamentare të 2021 krisen më shumë marrëdhënien e Ramës me ish aleatin e tij, por sërish edhe në përpjekjen e dytë nuk arritën ta shkarkonin atë nga posti i Presidentit nuk e lejoi Gjykata Kushtetuese.
Pasi 24 korrikut Ilir Meta do të kthehet aktiv në politikën shqiptare, madje duke mos bërë asnjë ditë pushim. Të hënën në orën 19:00 do t’u drejtohet anëtarëve të LSI, në punime e Konventës së Partisë që vetë ka rithemeluar. 5 vite në Presidencë pa qetësi dhe dashuri mes duket e kanë frymëzuar Ilir Metën për t’u rikthet sërish në bazë si një opozitar.