Sport
Ilir Daja shpallet trajneri i vitit, FC Ballkani merr çmimin e klubit më të mirë
Demokracia
20:40 | 24 Dhjetor 2023

Share:

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) është duke mbajtur sonte ceremoninë “Lauratët 2023”.

Në këtë ceremoni është ndarë edhe çmimi për klubin më të mirë në Kosovë, si dhe për trajnerin e vitit.

Klubi më i mirë u zgjodh FC Ballkani, që mori pjesë në grupet e Ligës së Konferencës për herë të dytë radhazi.

Trajneri i vitit u zgjodh, Ilir Daja, i cili udhëhoqi Ballkanin drejt titullit të kampionit gjithashtu.

Të ngjashme