Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, ka thënë se skuadra e tij e di që ka një ndeshje të vështirë para vetes ndaj Dinamo Zagrebit, por që do të tentojnë të marrin gjithçka nga kjo përballje.
Në ndeshjen e parë në Prishtinë, Ballkani fitoi me rezultat 2-0, që mbetet edhe fitorja e vetme e kampionëve tanë deri më tani. Ndeshja mes Dinamo Zagrebit dhe Ballkanit zhvillohet të enjten prej orës 21:00 dhe i takon Grupit C të Ligës së Konferencës
Në konferencë për media ishte i pranishëm trajneri ilir Daja që e vlerësoi lartë këtë ndeshje, duke konfirmuar mungesën e Almir Kryeziut.
“Jemi të vetëdijshëm që Dinamo është një ekip serioz dhe me përvojë të madhe. Kjo është e qartë për ne, por do të shohim se si do të jetë ndeshja e nesërme. Jemi gati, nuk kemi çfarë të humbim në Maksimir, ndaj do të luajmë hapur dhe do të shohim se kush do të jetë më i mirë në fund”.