Sport
Ilir Daja keqardhje për gjendjen e Feronikelit pasi e mposhti bindshëm
Demokracia
15:21 | 12 Mars 2022

Share:

Ballkani ashtu siç është pritur pa asnjë problem e ka mposhtur Feronikelin me rezultat 6:0, për ta forcuar kështu pozitën e parë në tabelë, shkruan Demokracia.com.

Feronikeli që tashmë është skuadër e larguar nga elita e futbollit, nuk ka mundur t’i bëjë ballë skuadrës shumë cilësore të Ballkanit.

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka thënë se i vjen keq për Niklin që është në këtë situatë:

“Na vjen keq për situatën që është Feronikeli, por u detyruam të kërkojmë këtë rezultat. Qarkullimi i mirë i topit ishte gjëja më e mirë për ne në këtë ndeshje. Në ndeshjen e Kupës kundër Prishtinës duhet të qasemi me kujdes, është sfidë me dy ndeshje, do të bëjmë maksimumin“, tha Daja për Artsport. /Demokracia.com

Të ngjashme