Sport
Ilir Daja i lumtur për fitoren kundër Llapit, vlerëson këtë futbollist
Demokracia
16:05 | 06 Mars 2022

Share:

Ballkanit i ka takuar kryendeshja e javës së 23-të në Superligën e Kosovës në futboll kundër Llapit.

“Portokallezinjtë” e drejtuar nga trajneri, Ilir Daja fituan 1:0 kundër Llapit të Tahir Batatinës në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Suharekë, raporton Demokracia.com.

Trajneri shqiptar që po drejton Ballkanin, Ilir Daja pas ndeshjes u shpreh i lumtur me fitoren.

Daja përmendi edhe mungesat që kishte ekipi i tij, mirëpo vlerësoi lart futbollistin e ri, Lindon Emërllahun.

“Kemi fituar një ndeshje të fortë ndaj një ekip i pretendent siç është Llapi. E kemi ditur se do të kemi pak raste pasi kështu është në një ndeshje derbi dhe arritëm ta shfrytëzojmë momentin me Krasniqin që shënoi. Patëm mungesa në ekip pasi Edvin Kuç u detyrua të largohet nga fusha shkaku i lëndimit kurse nuk luajti fare Armend Thaqi. Mirëpo, e fituam një lojtar si Lindon Emërallhu që do të jetë i rëndësishëm për pjesën e mbetur të sezonit”, tha Daja për Art Sport.

“Jam i lumtur për fitoren dhe më vjen mirë që ndeshja ime e 400-të në karrierë u mbyll me fitore dhe shpresoj të vazhdojmë me këtë ritëm edhe në ndeshjet tjera. Ne do të kemi qetësi vetëm deri nesër kur do të fillojmë përgatitjet për ndeshjet tjera pasi kemi një orar shumë të ngjeshur. Duhet të vazhdojmë me këtë dëshirë të grupit deri në fund të sezonit”, shtoi tekniku shqiptar. /Demokracia.com/

Të ngjashme