Sport
Iliciq në gjendje të rëndë psikike, duhet të pauzojë prapë
Demokracia
12:33 | 25 Janar 2022

Share:

Sulmuesi i Atalantas, Josip Iliciq po kalon momente të vështira në karrierë por edhe në jetën e tij private.

Ai duhet ta ndërpresë prapë lojën e futbollit ashtu siç e kishte bërë para dy viteve.

Shkaku është çështja mendore. Trajneri i tij, Gian Piero Gasperini, nuk deshi të komentonte rreth situatës së Iliqiç, por tha se kemi të bëjmë me një  “situatë shumë serioze” dhe “gjëra përtej futbollit”.

Para dy vite, 33-vjeçari slloven mungoi prej muajsh. Duket se ka qenë pandemia COVID-19 dhe situata e frikshme që e kaploi një kohë Italinë që ka ndikuar keq në situatën emocionale të Iliciq i cili më pas edhe ka kaluar në gjendje depresive.

Sipas mjekëve ajo situatë ka zgjuar kujtimet traumatike të fëmijërisë (krimet e luftës dhe vdekja e hershme e babait të tij) në kohën e luftës në Ish-Jugosllavi. /Demokracia.com

Të ngjashme