Lajme
“Ilaket” e anëtarëve të LVV-së e kundërshtojnë grevën në shkollën e mjekësisë në Gjilan
Demokracia
23:17 | 27 Shtator 2022

Share:

Mësimdhënësit përkrahës të Lëvizjes Vetëvendosje po vazhdojnë ta kundërshtojnë grevën. Madje, në disa komuna ku udhëheq kjo parti politike, vetë kryetarët e saj kanë dhënë urdhër për ndërprerje të grevës.

Në Gjilan, përkatësisht në shkollën e mesme të mjekësisë “Asllan Elezi”, sot i gjithë stafi ka mbajtur një mbledhje për të diskutuar rreth grevës në arsim.

Demokracia.com mëson se nga gjithsej rreth 60 mësimdhënës sa i ka kjo shkollë, vetëm dy prej tyre kanë kundërshtuar grevën e SBASHK-ut dhe kanë kërkuar që mësimi të fillojë.

Sipas burimeve të Demokracia.com, ka qenë Makfire Kurteshi, bashkëshortja e Naim Kurteshit, vëllait të Sami Kurteshit, ajo që e ka kundërshtuar grevën së bashku me Fatmir Sylën, familjar i zëvendësministrit të Lëvizjes Vetëvendosje, Shemsi Sylës.

Makfire Ismajli-Kurteshi

Përveç këtyre dy mësimdhënësve që janë familjarë të anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, asnjë mësimdhënës tjetër nuk ka qenë kundër grevës.

Nga 25 gushti i këtij viti, të gjithë punonjësit publikë kanë hyrë në grevë të përgjithshme, përfshirë edhe mësimdhënësit me kërkesën e vetme, 100 euro plus në pagat e tyre deri në miratimin e Ligjit për Paga, por që Qeveria e Kosovës, rrjedhimisht kryeministri Albin Kurti, ministrja Arbërie Nagavci dhe ministri Hekuran Murati, grevistëve u kanë ofruar vetëm 50 euro, me arsyetimin se Ligji për Paga tashmë është hedhur në dëgjim publik. /Demokracia.com/

Të ngjashme