Lajme
IKSHPK: Në Kosovë, asnjë rast i dyshimtë me linë e majmunëve
Demokracia
16:05 | 23 Maj 2022

Share:

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK), ka njoftuar se nuk është raportuar asnjë rast i dyshimtë me linë e majmunëve deri më tani në vendin tonë.

Përmes një njoftimi për media, IKSHKP thotë se e ka përpiluar dokumentin e parë me rekomandime dhe masa për institucionet shëndetësore.

“Ju njoftojmë se jemi në komunikim t vazhdueshëm me OBSH-në dhe ECDC-në, për vlerësimin e rrezikshmërisë dhe rekomandimeve për masat që duhet ndërmarrë për sëmundjen në fjalë. Sa i përket furnizimit me vaksina për një sëmundje të tillë, IKSHP njofton se vaksina ende nuk është e disponueshme për distribuim dhe ekziston në botë vetëm vaksina kundër Variola Vera. IKSHPK në vazhdimësi po monitoron nga afër situatën epidemiologjike në shtetet e rajonit dhe në botë, dhe konform situatës do të njoftoheni menjëherë në kohë reale”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se po punon për të hartuar udhëzime të mëtejshme për frenimin e përhapjes së lisë së majmunëve, mes shqetësimeve se rastet mund të rriten më tej gjatë muajve të verës. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme