Lajme
IKSHPK këshillon qytetarët se si të mbrohen nga temperaturat e larta
Demokracia
09:53 | 25 Korrik 2023

Share:

Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka informuar qytetarët se si duhet të mbrohen nga temperaturat e larta që po mbizotërojnë në vendin tonë.

IKShPK përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka bërë të ditur se grupet më të rrezikuara prej temperaturave të larta janë: të moshuarit, gratë shtatzëna, foshnjat dhe fëmijët e vegjël, etj.

Ndërsa, sipas tyre ndikimi i temperaturave të larta krijon ngërçe të muskujve, puls të shpejtë ose të dobët, ndjenjë e përgjithshme dobësie, etj.

Ndërkaq, se si duhet vepruar në rastet kur shfaqen shenjat e para të rrezikut, IKShPK thotë se duhet menjëherë të kërkoni ndihmën e mjekut në qendrën më të afërt të mjekësisë familjare.

Të ngjashme