Lajme
IKSHPK kërkon ndalimin e tubimeve
Demokracia
17:50 | 02 Shkurt 2021

Share:

Për shkak të shfaqjes së rasteve të reja me variantin e ri të virusit SARS CoV-2 në Kosovë dhe vlerësimin e situatës aktuale me COVID -19, IKSHPK sot ka përsëritur thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia koronavirus.

 

Për shkak të shfaqjes së rasteve te reja me variantin e ri të virusit SARS CoV-2 në Kosovë dhe vlerësimin e situatës aktuale me COVID -19, IKSHPK sot ka përsëritur thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia koronavirus.

IKSHPK rekomandon që njerëzit e prekur me koronavirus të vetizolohen në shtëpi, dalja e personave të tjerë të bëhet vetëm për nevoja të domosdoshme, po ashtu duhet të ketë ndalim rigoroz të tubimeve sipas vendimeve në fuqi, respektim rigoroz i masave kufizuese në aktivitetet publike dhe kufizimi i punës për veprimtaritë jo-esenciale dhe vend-ngjarjet duke redukuar kohën e punës gjatë ditës.

IKSHPK vlerëson se këto masa mund të ndërprejnë rritjen e numrit të rasteve, të parandalojnë mbingarkesën e hospitalizimeve dhe të parandalojnë rritjen e numrit të vdekjeve.

Për më tepër, IKSHPK apelon te të gjithë qytetarët, institucionet dhe organizatat publike dhe private, për respektimin dhe ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19.

Në veçanti, bëhet thirrje për zbatimin e rekomandimeve dhe respektimin e masave kufizuese për aktivitetet publike, përkatësisht kufizimeve për grumbullimin e qytetarëve dhe tubimeve publike.

“Grumbullimi i qytetarëve pa maska dhe pa mbajtje të distancës shton rrezikun e përhapjes së infeksionit përderisa virusi SARS-COV-2 është prezent në mesin tonë”, thuhet në komunikatë.

IKSHP apelon tek institucionet përgjegjëse, përkatësisht Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse që të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin veprimet e nevojshme për zbatimin e masave dhe vendimeve të tjera në fuqi në zbatim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë.

“Ju lutemi për kujdes të shtuar! Që të shmangni shkaqet dhe pasojat e infeksionit: Respektoni masat kufizuese për grumbullimet dhe tubimet publike! Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën! Mbani në mend: Fytyra e mbuluar me maskë! Duart e pastra! Distanca dhe hapësira e bollshme!”, përfundon komunikata./Demokracia

Të ngjashme