Lajme
IKSHPK ka një njoftim të rëndësishëm për qytetarët e Kosovës
Demokracia
11:17 | 03 Mars 2021

Share:

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë në Kosovë (IKSHPK) ka bërë thirrje për kujdes, pas cilësisë jo të mirë të ajrit në vend.

IKSHPK përmes një komunikate për media, ka thënë se ajri i ndotur po ndikon në probleme shëndetësore të ndryshme, përcjell Demokracia.com.

IKSHPK ka shpërndarë linkun përmes së cilit mund të shikoni cilësinë e ajrit në vendin ku jetoni.

Komunikata e plotë:

Cilësia jo e mirë e ajrit në Kosovë është ndër kontribuesit kryesorë për problemet shëndetësore si: astma, bronkiti kronik, sulmi në zemër dhe tensioni i lartë. Prandaj është e domosdoshme të dijmë se ku dhe kur duhet të dalim. Rekomandimet e dhëna nga ekspertët e shëndetit publik ju ndihmojnë të merrni vendime të duhura dhe të kujdeseni për shëndetin tuaj.

Për më shumë detaje shkarko aplikacionin për cilësi të ajrit, Air Quality in Kosovo, ose vizito portalin shtetëror të cilësisë së ajrit https://airqualitykosova.rks-gov.net/.

Jepni edhe Ju kontributin tuaj që ajri të jetë më pak i ndotun!./Demokracia.com/

https://www.facebook.com/IKSHPK/posts/3536813653113280

Të ngjashme