Lajme
IKSHPK dhe KRU “Prishtina” kanë një njoftim lidhur me cilësinë e ujit
Demokracia
14:02 | 02 Shkurt 2021

Share:

IKSHPK-ja dhe KRU “Prishtina” kanë dalur me një njoftim të përbashkët lidhur me cilësinë e ujit pas reshjeve në Kosovë.

Sipas këtyre dyjave, cilësia e ujit është brenda parametrave të paraparë.

“IKSHPK konsideron që zbatimi i këtyre masave është i domosdoshëm për tejkalimin e problemit aktual të cilësisë së ujit për pije dhe rrjedhimisht për mbrojtjen e shëndetit të popullatës.”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Duke pasur parasysh shqetësimet e ngritura për cilesine e ujit për pije, si rezultat i reshjeve të dendura të shiut, IKSHPK/QU ka sforcuar monitorim e cilësisë së ujit për pije, gjatë kësaj periudhe. Bazuar në rezultatet nga matjet e kryera deri më tash cilësia e ujit për pije është brenda standardeve të parapara me UA 16/2012 – Cilësia e ujit për konsum nga njeriu. Vlera e shtuar e turbullirës ndikone në procesin e ngadalësimit të trajtimit të ujit dhe rrjedhimisht zvogëlimin e kapacitetit prodhues (zvoglim i sasisë së ujit të përpunuar), andaj kompanitë për arsye të pamundësisë së prodhimit me kapacitet të plotë janë të detyruar të aplikojnë restrikcione/reduktime me orar të caktuar. Në këtë situatë, qytetarët duke dashur që të kenë furnizim 24 orë me ujë detyrohen të gjejnë alternativa për furnizim nga burimet tjera të ujit. Bunaret / puset janë të pa mbrojtura, të pa menaxhuara dhe me rrezik të lartë për kontaminim. Andaj, luten qytetarët të kenë kujdes në shfrytëzimin racional të ujit dhe kursimin e tij si dhe në maksimum të kenë kujdes me shfrytëzimin dhe futjen e ujit në rrjet nga bunaret/puset, për arsye se cilësia e ujit në këto resurse është jo e sigurtë e posaqërisht për shkak të turbullirës. Futja e këtij ujit do të ndikoj në ndotjen e rrjetit dhe do të reflektoj në cilësi.

IKSHPK konsideron që zbatimi i këtyre masave është i domosdoshem për tejkalimin e problemit aktual të cilësisë së ujit për pije dhe rrjedhimisht për mbrojtjen e shëndetit të popullatës.

IKSHPK do të vazhdojë mbikëqyrjen e afërt të gjendjes dhe koordinimin e veprimeve me KRU dhe institucionet tjera relevante./Demokracia

Të ngjashme
Lajme • 20 Maj 2024