Lajme
IKSHPK: Bartni maskat në ambiente të mbyllura dhe vaksinohuni, COVID-19 s’ka mbaruar
Demokracia
13:02 | 16 Qershor 2022

Share:

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka apeluar që qytetarët të bartin maskat në ambiente të mbyllura dhe të vaksinohen kundër COVID-19. Kjo pasi ditët e fundit është vrenjtur një rritje e lehtë e rasteve pozitive me COVID-19.

Megjithëse IKSHPK-ja ka thënë se situata është e qetë dhe stabile, ka apeluar për kujdes në zbatimin e masave preventive.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë!

Ju lutemi bartni maskat në ambiente të mbyllura dhe vaksinohuni!

Kosova shënon këtyre ditëve numër të vogël të rasteve të reja të COVID-19 dhe për më tepër, fatmirësisht, nuk ka as raste të vdekjeve nga kjo sëmundje.

Por, në vende të ndryshme të botës, akoma po regjistrohen raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia COVID-19 nuk ka mbaruar.

IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështërsi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen.

Me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen që vaksinohen, me dozën e parë ata që ende se kanë bërë këtë, kurse të tjerët me dozën e dytë dhe dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19.

MSh dhe IKSHPK rekomandojnë qytetarët që përkundër situatës së qetë dhe stabile epidemiologjike në vend, të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse dhe të vaksininohen kundër COVID-19. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme