Lajme
“Ikja nga Kosova është normale” | Kjo është pasuria e Besnik Bislimit, me dy paga mijëra euro
Demokracia
16:12 | 10 Maj 2023

Share:

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, për të cilin ikja e qytetarëve nga vendi është normale, ka një pasuri të majme. 

Bislimi në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, ka deklaruar se posedon dy banesa në pronësinë e tij, njëra në vlerë 120 mijë euro dhe tjera në vlerë 20 mijë euro.

Këtë të fundit ai ka thënë se e ka blerë me kredi në vitin 2013, ndërsa banesën tjetër e ka ndërtuar në vitin 2020.

Bislimi gjithashtu ka deklaruar se ka një veturë në vlerë 15 mijë euro të blerë me kredi në vitin 2019 si dhe një tjetër të blerë në vitin 2011, në pronësi të bashkëshortes.

Zëvendëskryeministri ka deklaruar se merr pagë vjetore prej 16 mijë e 384.83 euro nga pozita e tij në Qeveri, dhe 3 mijë e 312.28 euro mëditje nga udhëtimet zyrtare jashtë vendi.

Ndërsa, si profesor në Universitetin Amerikan, Bislimi ka deklaruar se merr pagë vjetore prej 20 mijë e 120 euro./Demokracia.com/ 

Të ngjashme