Lajme
Ikja e pensionimi, Kosova po humb rreth 300 profesionistë shëndetësorë në vit
Demokracia
23:15 | 22 Nëntor 2022
Ilustrim

Share:

Në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, “Hasan Prishtina” çdo vit diplomojnë rreth 150 mjekë të rinj.

Por numri i atyre që po largohen drejt vendeve të Bashkimit Evropian po del të jetë më i madh.

Vetëm gjatë 2022-shit, drejt shteteve të BE-së – kryesisht në Gjermani, kanë gjetur punë 182 profesionistë shëndetësorë e në mesin e tyre 40 specializantë.

Arsyet janë nga më të ndryshmet, por të gjitha lidhen me pagën që u ofrohet në shtetin gjerman, njofton Klan Kosova.

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, e pranon këtë fakt, porse thekson se ka të bëjë edhe me kushtet e punës dhe trajtimin adekuat që u mungon në Kosovë. Drejtimet më të kërkuara nga shtetet e BE-së, sipas Sejdiut, janë anesteziologjia dhe kirurgjia.

Kosova aktualisht ka mungesë të madhe të anesteziologëve, në të dy sektorët, atë publik dhe privat, ka vetëm 118 profesionistë të tillë.

Përveç trendit të largimit drejt shteteve të BE-së, Kosova po ballafaqohet edhe me plakjen e kuadrove të mjekësisë.

Sipas Sejdiut, për një vit, 80 deri në 90 mjekë dalin në pension.

Mungesë të theksuar të mjekëve del të këtë edhe komuna e Prishtinës.

Sipas Drejtorit të Shëndetësisë të kësaj komune, Izet Sadiku, kjo mungesë po e pamundëson punën e tyre.

Të ngjashme