Lajme
IKEA mbyll të gjitha dyqanet në Rusi
Demokracia
13:04 | 03 Mars 2022

Share:

IKEA ka njoftuar se do tw mbyllw tw gjitha pikat e saj nw Rusi, pasi pushtimit rus nw Ukrainw.

Në një deklaratë të përbashkët, Inter IKEA dhe Ingka Group thanë: “Lufta ka një ndikim të madh njerëzor dhe po rezulton në ndërprerje serioze në zinxhirin e furnizimit dhe kushtet e tregtimit, kjo është arsyeja pse grupet e kompanisë kanë vendosur të ndalojnë përkohësisht operacionet e IKEA në Rusi”.

Inter IKEA është përgjegjëse për furnizimin dhe Ingka Group dhe zotëron shumicën e dyqaneve IKEA në mbarë botën, duke përfshirë 17 në Rusi, transmeton Klankosova.tv.

Të ngjashme