Lajme
IKD: Letra e Kurtit nuk është dorëheqje
Demokracia
16:03 | 15 Prill 2025

Share:

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka thënë se kryeministri Kurti me letrën që ka dorëzuar, nuk është dorëheqje.

“Letra e dorëzuar nga Kryeministri në detyrë, z. Albin Kurti, nuk paraqet akt të dorëheqjes. Interpretimi i z. Kurti se Qeveria e tij ka statusin ekuivalent me Qeverinë në detyrë vlenë për Qeverinë si institucion dhe jo për të si kreu i saj. Përmbajtja e njoftimit të Kryeministrit tregon synimin e tij që ai të vazhdojë ta udhëheqë Qeverinë në detyrë edhe duke qenë deputet.”

“Në bazë të Ligjit NR.08/L-117 për Qeverinë e Republikës së Kosovës, Kryeministri duhet të jap dorëheqje në momentin e betimit të tij si deputet. Nga ky moment, Qeveria do të vazhdojë të funksionojë si qeveri në dorëheqje, por se nuk mund të udhëhiqet nga z. Kurti. Udhëheqja në këtë rast kalon tek zv. Kryeministri i Qeverisë në detyrë dhe postet ministrore udhëheqen nga zv. Ministrat. Përjashtim bëjnë rastet kur një ministër nuk është zgjedhur deputet, në këtë rast, ai mund të vazhdojë të ushtrojë detyrën.”

IKD shton se letra e dorëheqjes duhet t’i drejtohet kryesuesit të seancës konstituive, në këtë rast Avni Deharit.

“Tutje, IKD thekson se letra e dorëheqjes duhet të jetë e qartë dhe mos të lejoj hapësira për interpretime. E njëjta letër nuk duhet t’i drejtohet ish-Kryetarit të Kuvendit, z. Glauk Konjufca. Aktualisht, deri në zgjedhjen e Kryetarit të ri të Kuvendit. Mbi këtë çështje, letra e dorëheqjes duhet drejtuar tek Kryesuesi i seancës konstituive, që sipas Rregullores së Kuvendit duhet të jetë deputeti më i vjetër, e që në këtë rast është z. Avni Dehari.”

IKD u ka bërë thirrje të gjitha partive politike që të konstituojnë sa më shpejtë Kuvendin e Kosovës dhe t’i hapet rrugë formimit të institucioneve të reja.

Të ngjashme