Lajme
IKD ka angazhuar 51 vëzhgues për monitorimin e zgjedhjeve
Demokracia
15:58 | 08 Shkurt 2021

Share:

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka njoftuar se ka angazhuar 51 vëzhgues për monitorimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj, përmes një postimi në  profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.

Miftaraj më tej ka thënë se, vullneti i qytetarëve duhet të shprehet përmes votës së lirë, shkruan Demokracia.com.

“Instituti i Kosovës për Drejtësi përmes 51 vëzhguesve do të bëjë monitorimin e zgjedhjeve nacionale më 14 shkurt 2021. Vullneti i qytetarëve duhet të shprehet përmes votës së lirë”, ka shkruar Miftaraj. /Demokracia.com/

https://www.facebook.com/ehat.miftaraj/posts/10157993508293601

Të ngjashme