Lajme
IKD: I papranueshëm përdorimi i termit “Kosovë dhe Metohi” nga Specialja, të reagojnë institucionet
Demokracia
14:52 | 10 Prill 2025

Share:

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka reaguar ndaj përdorimit të termit “Kosovë dhe Metohi” nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Hulumtuesi i këtij instituti, Astrit Kolaj, tha se përdorimi i këtij termi nga ZPS-ja bie ndesh me kushtetutën e vendit si dhe cenon sovranitetin e Kosovës. Ai tha se për këtë çështje duhet të ketë edhe reagim institucional duke shtuar se Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe Gjykata Speciale në tërësi duhet të jetë shumë e kujdesshme rreth termave të tillë.

“Gjykata Speciale është themeluar nga institucionet e Kosovës dhe vepron me ligjet e Kosovës andaj tanimë që është zbuluar një term i tillë dhe është përdorur në një takim të një personi që është intervistuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për ne si IKD është e papranueshme si dhe ky term bie ndesh me kushtetutën e Kosovës edhe pse ka qenë një term i përdorur vite me parë dhe është sqaruar ne mendojmë se ZPS-ja dhe Gjykata në tërësi duhet të jetë shumë e kujdesshëm dhe të respektoje ligjet e kushtetutën e Kosovës dhe në asnjë mënyrë e rreth mos të përdor terma që bien ndesh me kushtetutën e vendit. Një term i tillë përdoret nga një vend siç është Serbia dhe se njeh Kosovën si shtet te pavarur duke nënkuptuar se vendohen edh sovraniteti në këtë rast. Në besojmë së institucionet e Kosovës duhet të reagojnë dhe të ketë një reagim përveç reagimit që kemi në si shoqëri civile duhet të ketë reagim institucional ndaj këtij veprimi që është bërë nga një institucion që është themeluar nga kuvendi siç është Gjykata Speciale dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar”, tha Kolaj për RTv21.

Një ditë më parë në media u raportua se Avokati i Popullit i Dhomave të Specializuara të Kosovës ka pranuar një ankesë nga një i intervistuar i Gjykatës Speciale në Hagë se gjatë intervistimit nga dy punonjës të ZPS-së i ishin referuar Kosovës “Kosova dhe Metohi”.

Siç bëhet e ditur në ankesën drejtuar Avokatit të Popullit të ZPS-së, me 11 nëntor të viti 2022, ankuesi u intervistuar nga dy punonjës të ZPS-së dhe në fillim të intervistës njëri prej punonjësve gjatë leximit të një dokumenti, iu referua Republikës së Kosovës me fjalët “Kosovo i Metohija”.

Ankuesi gjithashtu pretendon se përdorimi i termit nuk ishte thjesht rezultat i një gabimi gjuhësor nga ana e përfaqësuesit të ZPS-së, dhe vë në dukje faktin se përfaqësuesi në fjalë po e lexonte nga një dokument kur përdori këtë term.

Të ngjashme