Lajme
IHK paralajmëron: Kosova do të goditet nga rrufetë
Demokracia
15:29 | 09 Qershor 2022

Share:

Ditët e fundit në Kosovë, moti nuk ishte shumë i qëndrueshëm. Që situata do të jetë kësisoj edhe në vazhdim ishte paralajmëruar edhe nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Pikërisht para një jave, një 55 vjeçar nga Petrova e Prizrenit, humbi jetën si pasojë e goditjes nga rrufeja.

Njejtë ndodhi edhe 3 ditë më parë, ku dy shtetas turk nga Rahoveci u goditën nga rrufeja dhe njëri nga ta, 34 vjeçar ndërroi jetë, kurse tjetri po vazhdon trajtimin në QKUK.

Pas rasteve në fjalë dhe dëmeve të tjera që u shkaktuan si pasojë e përkeqësimit të motit. Gazeta Insajderi ka kontaktuar Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës rreth mbrojtjes që mund të bëhet përmes rrufepritësve.

Në përgjigjen e IHMK-së, thuhet se Kosova do të atakohet nga rrufetë gjatë këtyre ditëve.

“Ndryshimet klimatike janë proces i pandalshëm dhe nga ky fenomen është i goditur gjithë globi. Kurse sa i përket rrufeve Kosova këto ditë do të jetë e atakuar si pasojë e krijimit të vorbullave me vranësira konvektive (cumoloninbus calvus, capilatus) dhe fushave ciklonike të cilat e kanë përfshi vendin“, thuhet në përgjigjie.

Për mbrojtje nga rrufetë, në botë njerëzit përdorin rrufepritësin si mjet. Rrufepritësi është paisje e përbërë prej një shufre me majë prej metali të qëndrueshëm, e cila vihet në kulmin e një ndërtese. Për t’i mbrojtur nga goditjet e rrufeve, duke e shkarkuar rrymën nëpër një fill të tokëzuar nëntoke.

Në Kosovë sipas IHMK-së nuk ka kriter rreth vendosjes së paisjes në objekte, rrufepritës kanë shumë pak ndërtesa.

“Sa i përket rrufepritësit shumë ndërtesa janë të pajisura me rrufepritës të cilat i mbrojnë banoret nga rrufeja. Mbrojtja e objekteve nga rrufepritësi mjerisht te ne nuk është kriter përderisa në vende tjera është kriter“, thuhet në sqarimet e Besim Aliut, nga sektori i Meteorologjisë në IHMK.

Sipas Aliut, në vendin tonë ka ndërtesa që kanë të instaluar rrufepritësin, e në veçanti ndërtesat e vjetra. Sipas IHMK-së, do të ishte e drejtë të vendosej kriter instalimi i kësaj paisje.

“Ka shumë ndërtesa që e kanë të instaluar rrufepritësin , sidomos ndërtesat e vjetra dhe është shumë e mirë për arsye se ndërtesa me rrufepritës i mbron edhe ndërtesat objektet tjera për rreth. Do të ishte mire sikur te vendosej  kriter për Instalimi e rrufepritëseve ne secilin objekt ndërtimi, e sidomos te ato që jan si ndërtesa më e lartë e atij territori (vendbanimi)“, thuhet në përgjigje.

Kujtojmë se edhe gjatë ditës së djeshme, përkeqësimi i motit shkaktoi dëme në disa qytete.

Të ngjashme