Sport
Igli Tare sulmohet nga pitbulli, njëri prej qenve të tij ngordh duke e mbrojtur
Demokracia
13:19 | 05 Shkurt 2021

Share:

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka përjetuar një incident të frikshëm dhe të dhimbshëm.

Mediat italiane raportojnë se ish-sulmuesi i Shqipërisë është sulmuar nga një pitbull, i cili ka shqyer për vdekje njërin prej dy qenve të tij të vegjël.

47-vjeçari ka pësuar dëmtime të lehta, ndërsa humbja e njërit prej qenve ka hidhëruar të birin e tij, Etienin, i cili reagoi në rrjetet sociale.

“Pusho e qetë zemër! Do më mungosh shumë. Do të kem gjithmonë në zemër!”, shkruan i biri i Igli Tares.

Ndërkohë, ka nisur hetimi për ngjarjen e ndodhur teksa raportohet se pitbulli ka qenë i palidhur me zinxhit dhe ka mundur të kalojë gardhin mes banesave.

Të ngjashme