ShowBiz
Iggy Azalea njofton shkëputjen nga muzika
Demokracia
15:07 | 16 Korrik 2021

Share:

Albumi i tretë i këngëtares Iggy Azalea, “End of a Era” do të jetë i fundit i këngëtares, të paktën për disa vjet.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në Twitter, shkruan Demokracia.com.

“End of a Era” është shumë i veçantë për mua,sepse pasi të publikoj albumin muajin tjetër, do të kalojë disa vite e fokusuar në disa projekte dhe gjëra tjera të cilat më frymëzojnë, përtej muzikës”, ka shkruar ajo në Twitter.

Ajo gjithashtu ka treguar se në këto projekte do të shohim një anë tjetër të këngëtares.

“Jam shumë e ngazëllyer pasi ju do të shihni një anë tjetër timen në të ardhmen”, ka përfunduar Azalea.

“End of a Era” është albumi i tretë në studio i Iggy-t, pas “The New Classic” të vitit 2014 dhe “In My Defense”, i cili u lansua në 2019. /Demokracia.com/

Të ngjashme