Sport
Idrizi tregon këshillën që ua dha futbollistëve në fitoren e sotme
Demokracia
20:54 | 05 Mars 2021

Share:

Trepça ’89 ka marrë një fitore me shumë peshë sot ndaj Besës e cila e stabilizon në mesin e tabelës edhe pse për ta siguruar ekzistencën ka ende shumë punë, shkruan Demokracia.com.

Trajneri i “minatorëve” Shpëtim Idrizi, pas ndeshjes është parë i lumtur me fitoren derisa gjitha meritat ia ka atribuuar lojtarëve.

“E kemi ditur që do jetë një ndeshje e vështirë, pasi që Besa na ka mposhtur në takimin e parë. U kam thënë futbollistëve të jenë të përgatitur psikikisht dhe të vëmendshëm gjatë gjithë kohës. Jemi treguar cinik në mundësitë që kemi pasur dhe kemi realizuar dy gola. Mund të them se jam i kënaqur me atë se çfarë treguan futbollistët në këtë ndeshje”, ka thënë Idrizi për “Art Sport”.

Trepça ’89 tash renditet në pozitën e pestë në tabelë me 31 pikë të tubuara. /Demokracia.com

Të ngjashme