Lajme
Idrizi: Qyetarët afër lumenjëve “Podranqa” dhe “Terstena” të jenë të gatshëm për evakuim pas vërshimeve
Demokracia
22:10 | 14 Qershor 2023

Share:

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka shpallur gjendje emergjente pas vërshimeve të fundit në këtë Komunë.

Me anë të një postimi në Facebook, idrizi ka njoftuar se në orët e mbramjës situata në teren është përkeqësuar.

“Pas vershimeve të fundit që ndodhen në oret e mbremjës situata në teren nuk është aspak e mirë sidomos pas daljes nga shtrati i lumit Tërstena.

Andaj ju apelojmë që të bëni kujdes të shtuar pasi që oret në vijim mund të jenë kritike sidomos pjesa e Qytetit”, ka shkruar Idrizi.

Tutje, ai i ka ftuar qytetarët, të cilët banojnë afër lumenjeve “ Pdranqa” dhe Tërstena” të jenë të gatshëm për evakuim.

“Menjëher sonte kam marrë vendim për të shpallur gjendje emergjente dhe kam krijuar Shtabin Emergjent, me të cilët bashkarisht jemi në terren.

Ftojmë qytetarët të cilët banojnë Afër Lumit “Podranqa” dhe “Terstena” të jenë të gatshëm për evakuim”.

“Numrat Kontaktues:

049-115-559

044-196-814

045-398-969

Drejtoria e Emergjencave”, njofton ai tutje.

 

Të ngjashme