Sport
Idrizi i lumtur që e mposhtën Dritën: E merituam fitoren, përgëzoj gjyqtarët për referimin
Demokracia
15:30 | 20 Shkurt 2021

Share:

Trepça ’89 ka marrë tri pikë me shumë vlerës në luftë për mbijetesë në shoqërinë , duke e mposhtur sot Dritën në Gjilan me rezultat 1:2, shkruan Demokracia.com.

Trajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi ka reaguar pas kësaj fitore duke thënë se e merituan plotësisht.

“Kjo fitore vjen falë nivelit të lartë që treguan futbollistët, por gjithashtu duhet përgëzuar edhe gjyqtarët për mënyrën e ndarjes së drejtësisë”, deklaroi Idrizi për “ArtSport”, përcjell Demokracia.com.

“Kemi analizuar mirë Dritën gjatë javës dhe kemi bllokuar hapësirat që i krijon me Fazliun dhe disa futbollistë të tjerë. Morëm me meritë një fitore e cila është shumë e vlefshme për vazhdimin e kampionatit”, përfundoi Shpëtim Idrizi. /Demokracia.com

Të ngjashme