Sport
Idrizi e pranon: Gjilani fitoi me meritë ndaj Trepçës ’89
Demokracia
15:35 | 14 Mars 2021

Share:

Trajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi e ka komentuar humbjen e skuadrës së tij nga Gjilani.

Në kuadër të javës së 25-të në Superligë, Gjilani mposhti 89-shin me rezultat të ngushtë, 2:1, shkruan Demokracia.com.

Pas ndeshjes, trajneri Idrizi tha se Gjilani e meritoi këtë fitore.

“E dinim se do ta kemi vështirë ndaj Gjilanit, nuk bëmë një paraqitje të mirë sot”, ka thënë Idrizi në “Art Sport”.

“Në pjesën e dytë u pa një iniciativë më tepër, por Gjilani fitoi me meritë”, shtoi ai. /Demokracia.com

Të ngjashme