Trepça ’89 ka barazuar në shtëpi me Gjilanin në kuadër të javës së 13-të në elitën e futbollit kosovar.
“Minatorët” barazuan 1:1 në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.
Trajneri i 89-shit, Shpëtim Idrizi ka thënë se barazimi ishte epilog real kundër gjilanasve.
“Jemi përgatitur jashtëzakonisht mirë për ndeshjen ndaj Gjilanit. Por u prishën planet me largimin me të kuq. Ndryshoi rrjedha e lojës. Gjithsesi duhet t’i përgëzoi lojtarët për angazhimin dhe karakterin. Nuk u ndalën asnjëherë dhe krijuam shumë raste. Barazimi është real në bazë të kushteve që u krijuan për skuadrën tonë”, ka deklaruar Idrizi për Art Sport./Demokracia.com/